Presidenti Donald Trump u ofroi statusin e refugjatit dhe shpërngulje në SHBA afrikanëve të bardhë nga Afrika e Jugut. Megjithatë, edhe grupet më të djathta refuzuan dhe preferojnë të qëndrojnë në vendin e tyre.

Sipas Reuters, ky ofertim nuk pritet të shkaktojë një valë emigrimi të afrikanëve të bardhë drejt SHBA-së, ku do të cilësoheshin si “refugjatë”.

Madje edhe grupet që ndihen të trajtuara padrejtësisht kanë refuzuar ofertën dhe synojnë të sfidojnë sundimin e ANC, partisë më të madhe në Afrikën e Jugut, në vendin e tyre.

– Ne mund të mos jemi dakord me ANC, por e duam vendin tonë. Si në çdo shoqëri, ka individë që dëshirojnë të emigrojnë, por riatdhesimi i afrikanëve të bardhë si refugjatë nuk është një zgjidhje për ne, deklaroi Solidarity Movement, një lëvizje që thotë se përfaqëson dy milionë afrikanë të bardhë, përcjell MekuliPress.com

Edhe Orania, një komunitet i përbërë vetëm nga afrikanët e bardhë, pasardhës të kolonëve holandezë dhe francezë, refuzoi ofertën:

Afrikanët e bardhë nuk do të jenë refugjatë. Ne e duam dhe jemi të përkushtuar ndaj atdheut tonë.

Trump firmosi të premten një urdhër ekzekutiv që ndalon çdo ndihmë ndaj Afrikës së Jugut. Arsyeja ishte ligji i debatueshëm që u jep autoriteteve të vendit më shumë mundësi për të marrë tokat nga pronarët e bardhë (të cilët historikisht kanë pasur shumicën e tokës) dhe t’ua japë afrikanëve me ngjyrë.

Afrikanët e bardhë përbëjnë rreth 8% të popullsisë, por ende zotërojnë shumicën e tokës bujqësore. Qëllimi i ligjit të ekspropriimit (marrjes së tokave) është të korrigjojë pabarazitë në shpërndarjen e tokës.

By