Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli, në një postim në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ka kritikuar qasjen ndaj gazetarëve nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, gjatë negociatave për koalicion qeverisës.

“Tërësisht e papranueshme, jo korrekte, jo profesionale, për më tepër edhe jo humane, trajtimi i gazetarëve dhe xhiruesve gjatë përcjelljes së takimeve në mes VV e LDK. Përderisa këto takime zgjasin me orë të tëra, gazetarët janë të detyruar të qëndrojnë jashtë, në temperatura të ulëta”, ka shkruar Begolli.

Ajo ka kërkuar nga këto subjekte politikë që t`i trajtojnë gazetarët në mënyrë dinjitoze.

“Nëse gazetarët e xhiruesit do të vazhdojnë edhe me tutje të ballafaqohen me këtë trajtim, ne si AGK do të kërkojmë nga kolegët tonë bojkotimin e përcjelljes së takimeve, ku anëtarët e komunitetit tonë shpërfillen dhe pengohen në kryerjen e detyrës së tyre”, ka shkruar kryetarja e AGK-së.

Shtrohet pyetja për gazetarët dhe për AGK-në: A ishte dinjitoze dhe e pandikuar nga pushteti mbulesa e mediave shqipe dhe e AGK-së ndaj Lëvizjes Vetëvendosje? Si u soll AGK’ja dhe media shqipe ndaj opozitës, ne vecanti ndaj Vetevendosjes? Tani kërkohet dinjiteti, doni të kontaminoni hapsirën pubike, edhe ashtu të helmuar nga gazetaria ballkanike?!