Para librave

Ka gjëra plot që nuk përputhen
Në jetë aspak me njëra-tjetrën,
Megjithatë qëndrojnë e s’nguten
Së bashku ndofta tërë jetën.

Shoh miqtë e mi fotografuar
Me rafte librash prapa shpinave
Dhe qesh e them:
“Kush s’ka lexuar,
Fotografohet para librave”!

Dritero Agolli

By