Dritan Goxhaj
Botuar në MekuliPress

Para dy ditësh Presidenti i Republikës na tha nëpërmjet Fb te tiëj se kishte takuar Shefin e Shtabit të Ushtrisë dhe kish diskutuar për agresionin e mundshëm të Rusisë ndaj Ukrainës. Dhe ndër të tjera Meta thotë “Ndamë shqetësimin e përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e agresionit rus ndaj këtij vendi mik”.

Presidenti bën mirë që në fund të mandatit të tij bën sikur shqetësohet për atë çka ndodh në botë, por ama të vret veshin e të fyen inteligjencën dhe memorien, kur e konsideron Ukrainën një vënd mik. Ai ndoshta mund ta ketë mike Ukrainën se ndoshta ka çuar atje paratë e tija të bllokut të zi, në bankat e këtij vendi, të cilat janë të gjitha në listën e zezë të BE për pastrim parash. Por unë nuk di që ne shqiptarët ta kemi mike Ukrainën e cila gjithnji ka mbajtur qëndrime armiqësore ndaj halleve tona.

Gjatë luftës në Kosovë qeveria Ukrainese doli me deklaratë zyrtare kundër intervenimit të NATO në Kosovë. Gjithashtu kontigjenti i mercenarëvë ukrainas në rradhët e forcave serbe në Kosovë ishte i dyti për nga numri, ku i pari ishte ai i Rusëve, i vendosur aty që në tetor të 1998, në kazermën e kësaj ushtrie në fshatin Dumosh të Podujeves, dhe kanë hyrë në veprime luftarake direkt kundër forcave të UҪK-së në datën 24 dhjetor të 1998 në luftimet në Tabet e Llapashticës, të cilat zgjatën deri në datën 27 dhjetor, dhe ku UҪK humbi 10 luftëtarë.

Gjithashtu Ukraina refuzoi ta njihte Kosovën dhe pamvarësinë e saj në 2008 dhe vazhdon akoma të refuzojë njohjen e saj.

Parimisht nuk më shqetëson aspak agresioni Rus ndaj Ukrainës, për sa kohë sllavët e veriut shqyen mes veti, pasi nuk e konsideroj atë si vend mik, ashtu si Meta.

Por nga ana tjetër më shqetëson agresioni në rrafshin taktik dhe atë gjeopolitik. Kjo pasi një agression i tillë i mundshëm do të ndryshonte totalisht qasjen politike ndaj këtyre konflikteve dhe agresioneve.

Ky agression do të cënonte direkt sigurin e Evropës, pasi kush do të mund ta ndalonte Rusisë që mos të aneksonte në të njëjtën mënyrë edhe ato ish republikat e tjera të ish Bashkimit Sovjetik që i janë bashkangjitur Evropës?.

Por ajo që më shqetëson më shumë nuk është halli i Evropës, por se për të shpërqëndruar vëmendjen dhe përpjekjet diplomatike dhe ushtarake të Evropës dhe Amerikës në këtë rast, Rusia do e urdhëronte Sërbinë që të aneksonte më anë të forcës ushtarake të gjitha enklavat serbe në Kosovë me lidhje territorial me Sërbinë.

Dhe kur kjo të ndodhi, kush do ta ndalonte këtë agression të Sërbisë dhe dhunim të sovranitetit të Kosovës, këtë dhunim të integritetit territorial të Kosovës dhe përdhunim të integritetit territorial të Shqipërisë së Ismail Qemalit.

Mos mendoni se do e bënte Esadisti i “Ballkanit të Hapur” Ed(vin) Rama?

Dhe pastaj që Evropa të siguronte integritetin e saj nga ndonje agression i mundhëm Rus në periferitë e saj, që mund të sillte disintegrimin e këtij unioni, do të bëntë paqe me Rusinë duke sakrifikuar sërish shqiptarët, ashtu si në 1913 kur Lordi kerrington thoshte “ u desh të sakrifikonim shqipërinë dhe shqiptarët për hatër të ruajtjes së paqes në ballkan”.

Vetëm se kësaj rradhe, sakrifica do të ishte për hatër dhe në emër të paqes në Evropë.

E di që shumë mund të thonë se do ndërhyjë ushtarakisht Amerika, por ajo nuk ka për të ndodhur pasi Amerika tashti e kishte shancin që të rregullonte njëhërë e përgjithmonë çështjen e Kosovës në raport më Sërbinë dhe Rusinë.

Ajo mund të shfrytëzonte draft propozinim e rusëve prej disa pikash për çështje të sigurisë dhe të paraqiste një kundër draft në të cilin të fuste edhe njohjen e Kosovës nga Sërbia dhe nga OKB, por thjesht amerikanët refuzuan të hynë në bisedime me rusët.

Ndaj jam i shqetësuar sepse ne do sakrifikohemi sërish në rast të një agresioni Rus në Ukrainë.

Dhe do të kisha pasur dëshirë që palët ti ktheheshin marëveshjes Minsk II të 2015, marëveshje e arritur me ndërmjetësimin e OSBE dhe nën mbikqyrjen e saj, por që diplomacia amerikane, duke qënë se mbeti jasht kësaj marëveshje e nxiti qeverin Ukrainase që në mënyr të njëanshme të mos e zbatonte këtë marëveshje, duke nisur që nga viti 2017.

Dhe pasi amerikanët, për inate personale dhe ego të arrogancisë e bën mut këtë shanc paqeje në Ukrainë, dhe tashti që e kanë parë që ( The shit will hit the fan), kanë vendosur të bëjnë vetëm sinoptikanin e agresionit.

Njësoj si ata pleqt që thonë: shumë shpejt do bjeri shi se më dhëmbin kockat.

Edhe amerikanët kanë disa javë që vetëm thonë se shumë shpejt Rusia do e sulmojë Ukrainën, por ata nuk do të çojnë asnjë ushtar në këtë konflikt.

Pra kur po abandonojnë Ukrainën që është shumë herë më e rëndësishme strategjikisht dhe politikisht se Kosova, çfar mendoni se do ndodhi në rast të agresionit Serb mbi Kosovë?

Ps: 1. Unë çantën e shpinës e kam gati që disa kohë,e kam bërë gati për tjetër drejtim.