Kompania ajrore Air Albania ka shtuar një tjetër destinacion në listën e fluturimeve direkte nga Tirana.

Prej datës 3 prill tashmë ka nisur operimin fluturimi më i ri më 3 Prill 2022, i cili lidh kryeqytetin shqiptar me me qytetin Gjerman të Düsseldorf-it.

Sipas njoftimit zyrtar të Aeroportit Ndërkombëtarë “Nënë Tereza” fluturimet direkte me këtë destinacion do të operohet tre herë në javë, të hënave, të martave dhe të dielave.