Një zhurmë në kabinetin e Kancelares Angela Merkel, pas dorëheqjes së ministres për Familjen, Franziska Giffey. Kjo e fundit u largua pas akuzave për plagjiaturë, raporton BILD.

Ajo kishte mbrojtur doktorarurën e saj në vitin 2010 ndërsa në vitin 2019 nisi një hetim nga universiteti i Berlinit. Giffey nuk priti përfundimin e hetimit por kërkoi largimin nga ky post.

Edhe pse u largua 4 muaj para zgjedhjeve federale, ajo do të garojë për Bashkinë e Berlinit. Giffey tha se kjo çështje nuk prek kandidimin e saj në zgjedhjet lokale.