Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje autoriteteve shtetërore në Serbi që të bashkëpunojmë me OSBE-në dyshimet rreth parregullsive zgjedhore, duke theksuar se dhuna kundër gazetarëve, zyrtarëve zgjedhorë dhe vëzhgues “është e papranueshme”; dhe që legjitimiteti i proceseve demokratike varet nga transparenca dhe gatishmëria e të gjitha procseseve për të pranuar vullnetin elektoral.
“Ne jemi të fokusuar në bashkëpunimin me Serbinë për forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, vazhdimin e rritjes ekonomike dhe përshpejtimin e përparimit të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. E ardhmja e Serbisë është në Perëndim”, thuhet në një përgjigje me shkrim të Departamentit të Shtetit ndaj një pyetjeje për Zërin e Amerikës në lidhje me protestat e reja në Beograd që u kthyen të dhunshme të dielën.
Njoftimi mirëpret edhe një herë “konkluzionet paraprake të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE ODIHR se zgjedhjet e 17 dhjetorit u ofruan votuesve një zgjedhje të alternativave politike“.
“Ne vërejmë me shqetësim gjetjet e ODIHR-it se zgjedhjet u dëmtuan nga gabime të shumta procedurale, presion ndaj zyrtarëve publikë dhe abuzim me burimet publike dhe se këta faktorë, së bashku me avantazhet sistematike të partisë në pushtet, krijuan kushte të padrejta. Shtetet e Bashkuara i bën thirrje Serbisë që të punojë ngushtë me OSBE-në për të adresuar këto shqetësime”.
Departamenti i Shtetit thotë se akuzat për parregullsi, “të raportuara nga ODIHR dhe ekipet e tjera të vëzhgimit të zgjedhjeve” duhet të hetohen.