Kurti sot po qëndron në Shqipëri ku para mediave ka thënë se po FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë shkëlqyeshëm dhe me profesionalizëm në misionin e kërkim-shpëtimit.

“Erdhëm që të shohim konkretisht gjendjen. Besoj që në një krizë të tillë, ushtria është edhe mjeti edhe mënyra më e mirë për organizim të duhur. FSK dhe Ushtria e Shqipërisë po bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyeshme. Me profesionalizmin e tyre, ata po na i ngrohin zemrat se do të dalim nga kjo gjendje e rëndë që na ka goditur. Besoj që dy Qeveritë tona duhet të takohen dhe tema të jetë gjendja pas tërmetit. Besoj që rreziku mund të ketë rënë një çik, por jeta e rëndë, si një lloj krize humanitare e njerëzve”, ka thënë Kurti.