“Ashtu si duken gjërat, nuk jam shumë optimist se Vuçiqi do të kontribuojë që këtë rajon ta udhëheq nga e kaluara drejt të ardhmes europiane. Që Ballkani Perëndimor të ec përpara, Vuçiq do të duhej t’i ketë tri cilësi: ai do të duhej të ishte një Gorbaçov serb, i cili reformon vendin e tij. Një de Gaulle (de Gol) serb, i cili e mëson popullin e tij se ka të ardhme edhe pa Kosovën, siç ka pasur Franca pa Algjerinë. Dhe një Willy Brandt serb, i cili bie në gjunjë në Kosovë dhe kërkon falje për krimet serbe, siç ka bërë Brandt në Varshavë”.

Në pyetjen se a do të flasë serbisht me Vuçiqin kur ta takojë, Kurti u përgjigj: “Anglisht – ose shqip nëse deri atëherë e mëson shqipen Vuçiqi. Në të vërtetë unë kam mësuar serbisht në shkollë, por nëse takohemi, kjo do të jetë në kuadër të raundeve të negociatave të ndërmjetësuara nga ndërkombëtarët”.