Organizata kriminale e gangsterit shqiptar Aleks Rudaj e quante veten “Familja e Gjashtë”. Ajo e cilësonte veten si në të njëjtin nivel me 5 familjet e mafias italiane të Nju Jorkut. Por pas një periudhë 10-vjeçare, Familja rezultoi të mos ishin më shumë se sa një bandë rrugësh. Rudaj e nisi karrierën kriminale si një bashkëpunëtor i familjes mafioze Gambino.
Italianët i përdornin shpesh shqiptarët si zbatues të urdhrave për të vrarë njerëz. Nga fillim të viteve 1990, Rudaj e kuptoi se mund të përdorte bashkëatdhetarët për të formuar grupin e tij. Ata vunë fillimisht nën kontroll disa lagje periferike të qytetit, deri kur pretenduan territorin e kontrolluar nga mafia italiane.Lideri i familjes Gambino, Arnold Squitieri, e kërcënoi me vdekje Rudajn, dhe takimi mes tyre për pak sa nuk përfundoi në një masakër. Në vitin 2006 të dyja grupet ranë në pranga. 38 vjeçari Rudaj u dënua me 27 vjet burg. Rivali i tij italo-amerikan Arnold, vetëm 7 vjet. Ndryshimi mes Rudajt dhe familjeve tradicionale të Cosa Nostra-s? Arnold Squitieri e caktoi që nga burgu pasardhësin e familjes, Rudaj jo. Kësisoj familja Gambino vazhdon ende aktivitetin kriminal, ndërsa Rudaj jo.