Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i shpjegon me një marrëdhënie miqësore takimet me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko. Në një konferencë për shtyp, Vuçiç hodhi poshtë akuzat se takimet shërbejnë për t’i raportuar diplomatit rus.

E njoh ambasadorin e Rusisë prej shumë vitesh. Kemi një marrëdhënie të patëmetë. Mund të jetë shumë të thuash se jemi miq, por ndoshta nuk do të gaboj nëse e them këtë. Kur dikush thotë se ke shkuar tek ambasadori rus për t’i raportuar, mund të nxjerrësh dy përfundime. Njëri është se njerëz të tillë gjykojnë në bazë të paragjykimeve të tyre. Në të vërtetë janë ata që shkojnë te disa ambasadorë të huaj për t’u raportuar. Së dyti, ai ishte mysafiri im. Unë e prita atë, jo ai mua. Prandaj, kjo tingëllon qesharake“, tha Vuçiç.

Sipas presidentit rus, pas kësaj lloj propagande qëndrojnë ata që duan t’i vendosin sanksione Moskës dhe të ndjekin politika jomiqësore ndaj Rusisë.

Vuçiq dhe Botsan-Kharçenko u takuan më 28 gusht. Takimi i tyre erdhi vetëm 4 ditë pasi diplomati rus kishte takuar ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.