Karta vendoset mes Radeon 5500XT e fokusuar në performancën 60fps për 1080p dhe Radeon 5700XT në performancën 1440p.

AMD lançon kartën grafike për lojtarët që duan 90fps në 1080p

Në CES 2020 AMD nuk prezantoi një kartë që të gjithë prisnin. Përkundrazi kompani zgjodhi kartën grafike Radeon RX 5600XT me një performancë vrasëse 1080p me 90 deri në 120fps.

Karta vendoset mes Radeon 5500XT e fokusuar në performancën 60fps për 1080p dhe Radeon 5700XT në performancën 1440p.

Konkretisht AMD e pozicionin kartën grafike 5600XT si përditësimin ideal për dikë që ka një kartë grafike Nvidia GTX 1060 e debutuar pak vite më parë por që sot has vështirësi të ruajë 60fps në titujt e fundit.

Për krahasim në Call of Duty: Modern Warfare, karta grafike GTX 1060 qëndron në 57fps ndërsa Radeon 5600XT në 92fps. E njëjta vlen edhe për lojërat si The Division 2, Gears of War 5 dhe The Witcher 3.

5600 XT ka 36 bërthama grafike po aq sa 5700XT por ka frekuencë më të ulët mes 1,375Mhz deri në 1,560Mhz. Gjithashtu ka vetëm 6GB memorie GDDR6 në vend të 8GB RAM që ka 5700XT.

Karta grafike do të shitet për 279 dollarë kur të debutojë më 21 Janar duke e bërë një konkurrent të drejtpëdrejtë me Nvidia GTX 1660 Ti.