Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka dënuar sulmet ndaj patrullës së EULEX-it dhe Policisë së Kosovës në veri të vendit.

Hovenier ka thënë se sulmet janë të papranueshme dhe se gjithë përgjegjësit e këtyre sulmeve duhet të japin përgjegjësi.

“SHBA i bashkohet #EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrulle të EULEXIT, mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare”, ka shkruar Hovenier në Twitter.