Publicisti nga Tirana, Andi Bushati ka thënë se këmbëngulja për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “do të thotë të përgatisësh një luftë të ardhshme”.
Kryeredaktori i gazetës Lapsi, përcjellë ‘MekuliPress’, ka thënë sot se themelimi i Asociacionit do të synojë ndarjen e Kosovës.
Megjithatë, ai ka deklaruar se serbëve të Kosovës iu duhet më shumë autonomi në disa fusha.
“Nuk ka dyshim se serbeve i duhet me shume autonomi per arsimin, shendetesine, apo financat e tyre”, ka thënë ai.
“Por te kembengulesh per nje 𝗮𝘀𝗼𝗰𝗶𝗮𝗰𝗶𝗼𝗻 𝘁𝗲 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗮𝘃𝗲 𝘀𝗲𝗿𝗯𝗲, pikerisht ne momentin kur keta te fundit, ngrejne 𝗯𝗮𝗿𝗿𝗶𝗸𝗮𝗱𝗮 nen dirigjimin e Beogradit, do e thote te pergatisesh nje lufte te ardhshme, qe do synoje ndarjen e Kosoves”, është shprehur Bushati.
https://www.facebook.com/andi.bushati.58/posts/10227988962578437