Një analizë e kryer nga WZB, Qendra e Berlinit për Shkencat Sociale konfirmon perceptimin se institucionet e Bashkimit Europian, veçanërisht KE-ja, janë tërësisht të pakuptueshme nga publiku. 45 mijë deklarata për shtyp kanë kaluar nën analizë për të dalë në përfundimin se të kuptosh atë që do të thotë Komisioni, është më e vështirë se të kuptosh deklaratat e çdo qeverie.

Ky nuk është vetëm një problem për gazetarët, por edhe një problem politik. Komunikimi i pakuptueshëm lë vend për euroskeptikët dhe politikanët e ndryshë që duan të fajësojnë Brukselin dhe të bëjnë përkthimet e tyre, shprehet autori i studimit, Christian Rauh.

Sipas tij komunikimi i përpiluar nga teknokratë manipulohet më lehtë nga ata që “duan të ndërtojnë imazhin e një Brukseli që është i shkëputur nga qytetarët europianë”.