Anija “Butrinti” e Forcës Detare shqiptare, me mision në detin Egje, gjatë patrullimit në zonën e saj të operacionale njoftohet të ketë shpëtuar mbrëmjen e djeshme një gomone me 50 emigrantë, e cila ishte nisur nga Çeşme drejt ishullit të Chios-it, Greqi, dhe kishte pasur telashe në detin e trazuar.

Menjëherë është bërë shoqërimi i gomones si dhe njoftimi i situatës tek Roja Bregdetare turke, greke si dhe Frontex.

Emigrantët janë marrë nga Roja Bregdetare turke, e cila më pas ka vijuar lundrimin drejt portit të Çeşmes.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 

Burimi: Ministria e Mbrojtjes/ Për MekuliPress.com, Alban Ademi /
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress