“Dijet kanë vlerën e asgjësë, nëse nuk vihen në praktikë”.

“Njerëzit nuk e vënë re nëse është dimër, apo verë, kur janë të lumtur”.

“Mos më thuaj se hëna po shndrin; ma trego shkëlqimin e dritës së saj në një gotë të thyer”.

“Paraja, ashtu si vodka, e bën një njeri të dehur, të çuditshëm”.

“Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bledhin njerëzit aq mirë, sa urrejtja e përbashkët për diçka”.

“Duhet t’i besosh njerëzve dhe të besosh tek njerëzimi, në të kundërt jeta bëhet e pamundur”.

“Sa më i rafinuar të jetë një person, aq më i trishtuar është ai”.

“Ti pyet: “Çfarë është jeta?”. Kjo është njësoj si të pyesësh: “Çfarë është një karrotë?”. Një karrotë është një karrotë dhe ne nuk dimë asgjë tjetër më shumë”.

“Ekziston një lumturi e madhe tek të dashuruarit dhe të qenurit të dashuruar”.

“Dikush duhet të jetë si Zoti për të qenë i aftë të ndërtojë suksesin pa bërë asnjë gabim të vetëm”.

“Nëse do të punosh për artin që të pëlqen, duhet të punosh për jetën tënde fillimisht”.

“Mjekësia është gruaja ime besnike dhe letërsia mësuesja ime; kur lodhem me njërën, unë e kaloj natën me tjetrën”.

“Ndoshta ndjenjat që ne përjetojmë, kur jemi në dashuri, përfaqësojnë një gjendje normale. Të jesh në dashuri, do të thotë të bëhesh ashtu siç duhet të jesh”.

“Nëse unë do t’i dëgjoja kritikat e të tjerëve, me siguri do të kisha vdekur i dehur në një kanal”.

“Nuk ka asgjë më të shëmtuar, më fyese dhe më depresive, se sa banaliteti”.

“Mençuria nuk vjen me kohën, por me edukimin dhe të mësuarit”.

“Për hir të Zotit, ki pak respekt për veten dhe mos i jep shumë gojës, ndërkohë që truri yt po bën pushimin për të ngrënë drekën”.

– Anton Checkhov


“Njerëzit krenarë janë kokëfortë. Mund të humbasësh gjithë ditën duke iu lutur për diçka, por kur e ngulisin diçka në mendje, e mbajnë atë mendim. Nëse ndihen keq, bëjnë gjithçka për të mos rënë në sy. Mundet edhe të humbasin një dashuri, nëse nuk është personi tjetër që ta hedhë hapin e parë. Ata vetë nuk do të kërkonin asnjëherë të falur. Por mbi të gjitha, janë të vetëdijshëm se krenaria i bën më të fortë, por jo të lumtur”.

“Të duash një person do të thotë edhe të gëzohesh për lumturinë e tij, kudo ku të ndodhet”.

“Femrat janë si lulet: nëse kërkon t’i hapësh me forcë, petalet e tyre të mbeten në dorë dhe lulja vdes. Sepse ato hapen vetëm nga nxehtësia. Dashuria dhe përkujdesja, së bashku, janë dielli për një femër”.

“Gjëja e parë që dy persona duhet të tregojnë kur janë bashkë, është dashuria për njëri-tjetrin. Nëse ti nuk e do veten, përse duhet të të dua unë?”

“Njerëzit mendojnë se gjëja më e keqe është të humbasësh një person që e do shumë. Gabohen. Gjëja më e keqe është të humbasësh vete, ndërsa do shumë dikë. Gjëja më e keqe është të harrosh se edhe ne jemi të rëndësishëm”.

“Kam mësuar të gjej brenda vetes arsyet dhe qëllimet e ekzistencës sime. Kam kuptuar se duhet ta dua atë që do të jem; se nuk mundem të jetoj për të kënaqur dikë, duke e detyruar veten të jem dikush që nuk jam”.

“Shumë veta besojnë se fantasia shërben për t’u larguar nga realiteti, ndërkohë që thuajse gjithmonë shërben për ta kuptuar dhe për ta interpretuar më mirë realitetin”.

– Fabio Volo


“Njerëzit e dobët hakmerren. Njerëzit e fortë falin. Njerëzit inteligjentë injorojnë”.

“Vetëm në errësirë mund të arrish t’i shohësh yjet”.

“Falja nuk është një akt rastësor, por një veprim permanent”.

“Dashuria është e vetmja forcë e vlefshme për të transformuar një armik në një mik”.

“Mos e lejo asnjë mashkull të të ulë aq shumë, sa ta urresh atë”.

“Nëse unë nuk mund të bëj dot gjëra të mëdha, unë mund të bëj gjëra të vogla, por me rëndësi të madhe”.

“Urrejtja e shkatërron urryesin”.

“Disa gjëra janë të drejta dhe disa gjëra janë të gabuara. Është e gabuar të urresh. Do të jetë përherë një gabim”.

“Koha është gjithmonë e duhura për të bërë atë që është e duhur”.

“Unë kam vendosur të kapem pas dashurisë. Urrejtja është një barrë shumë e rëndë për t’u mbajtur”.

“Nëse nuk mund të fluturosh, vrapo. Nëse nuk mund të vraposh, ec. Nëse nuk mund të ecësh, zvarritu. Bëj çdo gjë vetëm për të vazhduar përpara”.

“Errësirën nuk mund ta dëbojë dot errësira; vetëm drita mund ta bëjë këtë gjë. Urrejtjen nuk mund ta largojë dot urrejtja; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë gjë”.

“Pesha e një njeriu nuk shihet se si reagon në momentet e rehatisë dhe komoditetit, por se si reagon në kohërat e vështirësive dhe debateve”.

“Unë kam një ëndërr që të katër fëmijët e mi një ditë të jetojnë në një vend, ku nuk do të gjykohen për ngjyrën e lëkurës së tyre, por për përmbajtjen e karakterit të tyre”.

– Martin Luther King Jr./MekuliPress.com/