APEL PËR NDIHMË

Dalja në ndihmë në kohë të vështirë është njëra prej vetive shembullore të njeriut. Bamirësia është virtyti kryesor që e dallon njeriun vullnetmirë. Meqë koha e bamirësisë ka trokitur në derën tuaj, ju lutemi që të tregoni veten tuaj! Në dhjetor 2020 zonja Ujkije Kolusha nga QKUK – Prishtinë, është diagnostifikuar me sëmundjen Leukemi Akute dhe ka shumë nevojë për ndihmën tuaj. Familja e ka të pamundur të përballojë shumën 150.000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) Euro, andaj të bëhemi bashkë që t’i ndihmojmë nënës tonë, zonjës Ujkije!

Organizata jonë Humanity First ka ndarë një shumë për ta ndihmuar. Gjithashtu përmes këtij postimi ju bëjmë thirrje edhe juve që të shtrini dorën e ndihmës siç keni ndihmuar edhe herëve të kaluara. Zoti jua ktheftë shumëfish!