Përdoruesit e telefonëve Android mund të shfrytëzojnë aplikacionin deri më 1 Korrik përpara se të largohet.

Apple lajmëroi ditën e Marte blerjen e aplikacionit të parashikimit të motit Dark Sky me të cilin ka planifikuar ta largojë nga Android.

Dark Sky njihet për parashikimet lokale të motit minutë për minutë. Krijuesi i aplikacioni Adam Grossman tha se partneriteti do të lejonte Dark Sky të arrijë më shumë përdorues por nuk e dimë sesi kjo do të arrihet duke e larguar prej Android.

Përdoruesit e telefonëve Android mund të shfrytëzojnë aplikacionin deri më 1 Korrik përpara se të largohet.

Në median sociale shumë përdorues po ankohen për vendimin e Apple për ta larguar nga Android. Në të kaluarën Apple nuk ka vepruar njëlloj.

Në rastin e blerjes së Shazam vendosi të mbajë versionin Android. Gjithashtu lançoi një version të iMessenger për Android vitin e kaluar.

Aplikacioni Dark Sky kushton 3.99 dollarë.