Ditën e sotme është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare aktorja e njohur Shpresa Bërdëllima.
Aktorja shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme rreth orës 15:00.
Mësohet se prej 2 vitesh ajo vuante nga një sëmundje e rëndë.
Shpresa Bërdëllima lindi në Tiranë, më 11 prill 1959
Aktorja e njohur do mbahet mend për rolet e saj të spikatura në filmat:
-Vajzat me kordele të kuqe (1978)… zonjusha Gajtani
Përtej mureve të gurta (1979)… Asimeja
-Era e ngrohtë e thellësive (1982)… Vali
-Kur hapen dyert e jetës (1986)… Liza
-Kur ndahesh nga shokët (1986)… Zana
-Të shoh në sy (1986)… bashkeshortja e z. Mina
-Mirela (telekomedi) – (1988), Mirela
-Flutura në kabinën time (1988)…Keti