Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Banka e Shqipërisë ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të organizojë hapjen e fushatës ndërgjegjësuese “As i vjetër e as i ri, jam thjesht Lek!”, datë 17 nëntor 2021, ora 11:00

Kjo iniciativë e re e Bankës së Shqipërisë, ka si qëllim edukimin financiar të publikut me qëllim çrrënjosjen graduale të përdorimit të termave të gabuar “lek i ri” dhe “lek i vjetër”.

Referuar njoftimit pritet që të mbaj fjalim Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, Prof. Dr. Adrian Civici si dhe Presidentja e Urdhrit të Psikologut Valbona Treska.