Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Honevier ka dalë në një konferencë për shtyp se përgjegjëse kryesore për këtë që ndodhi në veriun e Kosovës është qeveria e Albin Kurtit. Honevier është shprehur i acaruar me atë që duket se është një rrmëujë ballkanike të cilën duhet ta menaxhojë SHBA. Honevier madje ka shkuar edhe më larg kur ka njoftuar se SHBA nuk ka më aktualisht angazhimin për të mbështetur Kosovën në njohjet e mëtejshme nga vende të tjera apo avancimin në rrugën euroatlantike.

Më tej, diplomati amerikan ka përcjellë publikisht dy kërkesa për qeverinë Kurti:

Të mos insistojë që kryetarët të punojnë nga ndërtesat komunale dhe që të tërheqë zyrtarët policorë nga tri ndërtesat komunale në veri.

Ne nuk e kuptojmë pse nuk mund të shfrytëzohen lokacione alternative, apo ndërtesa tjera publike, për kryerje të funksioneve të tyre duke qenë që kryetarët e komunave në veri janë betuar në lokacione alternative.

Ne besojmë se prezenca e Policisë së Kosovës në ndërtesa, e cila ka hyrë me forcë, është tejet sfiduese, prandaj i kemi kërkuar Qeverisë që të tërheqë policinë nga këto tri ndërtesa komunale

Ne i kemi kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të shtensionuar situatën në veri. Ai nuk u është përgjigjur këtyre kërkesave. Prandaj, ne po shqyrtojmë se çfarë do të jenë veprimet tona të tjera

Mesazhi është i qartë dhe ai po e vendos qeverinë e Albin Kurtit në bankën e të akuzuarve. Vetëm për zbatimin e ligjit dhe për replikën e vetme me të cilën kupton qeveria e Serbisë. Honevier ka injoruar këtu tërësisht faktin se sipas raportimeve mediatike dhe planeve të shpërndara, në portestën e serbëve kanë qenë organizatorë grupime paramiltare çka edhe shpjegon sulmet ndaj mediave. Megjithëse kjo situatë do të kalojë është tashmë më e qartë sesa mesazhet e z. Honevier se SHBA nuk ka politikë në Kosovë veç diplomacisë taktike me Serbinë për ta mbajtur Beogradin në neutralitetin e rremë që pretendon duke I njohur kështu botërisht statusin e fuqisë destabilizuese në një zonë ku operon edhe NATO.