Rusët sulmojnë uzinën e armëve në Gramsh, ndërsa Edi Rama sulmon opozitën.

Kryeministri, në një reagim të vonë pas sulmit terrorist të agjentëve rusë në Gramsh, hedh akuza në drejtim të opozitës, ndërsa asnjë fjalë e tij nuk shkon për ngjarjen e rëndë.
Në një kohë kur dy ushtarakë shqiptarë të uzinës kanë pësuar lëndime të rënda nga lëndë kimike, pasi u sulmuan nga agresorët rusë.

Ja çfarë shkruan Edi Rama
Çfarë trishtimi që edhe kur bëhet fjalë për një ngjarje kaq delikate sa ajo e Gramshit, gjithëfarë gjelash laramanë ia marrin avazit majë plehut të interesave të tyre mizerabël! Po edhe çfarë krenarie për rojet ushtarake që i neutralizuan tre individët e dyshuar për spiunazh! Shërim të shpejtë të lënduarve dhe tani të presim zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje!