Asnjë universitet shqiptar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia nuk janë në listën e publikuar mes 2 mijë universiteteve më të mira për vitin akademik 2021/2022.

Qendra për Rangimin e Universiteteve Botërore (CWUR) ka bërë rangimin e 2 mijë universiteteve më të mira në botë (në rangim u përfshin afër 20 mijë universitete botërore)
Asnjë universitet shqiptar nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia nuk janë në listën e publikuar mes 2 mijë universiteteve më të mira për vitin akademik 2021/2022.
Nga Maqedonia e Veriut vetëm Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup është i ranguar në vendin e 1944.
Por nga vendet e ish-Jugosllavisë universitetet e njohura janë të ranguar lartë:
Universiteti i Beogradit 348
Universiteti i Lubjanës 374
Universiteti i Zagrebit 525
Por befasojnë edhe këto universitete ne rajon:
Universiteti i Mariborit 1059
Universiteti i Novi Sadit 1084
Universiteti i Nishit 1580
Universiteti i Kragujevcit 1653
Në listë janë universiteti i Ganës , Zambisë dhe vende tjera afrikane
Trishtuese dhe e mjerueshme se në çfarë gjendje janë universitetet tona.
Kjo që po ndodhë me universitetet tona është një katastrofë kombëtare, që kërkon ndëhyrje emergjente, në të kundërtën e keqja do na kushtojë shumë!
Universitetet nuk bëhen me hatër, baballarë, dajallarë, jarani e dashnore, injorancë, gjysmë analfabetë, me shitje diplomash, tituj të stolisur ‘aksham pazaresh’.
Është për tu ardhur inatë se si universitete proviniciale në fqinjësinë tonë janë pjesë rangimit.
Shikojeni dhe komentojeni:

https://www.facebook.com/pajaziti.n/posts/10159561286580306