Thonë se artistët janë të ndjeshëm. Natyrisht që kjo doli krejt e gabuar në rastin e Tiranës. Ata kënduan para Gebëlsit serb pa pikë problemi: Vikena, një korr i tërë, orkestra e radiotelevizionit. Disa janë mundësitë:

  1. Ata nuk dinë se kanë ndodhur masakra shtetërore mbi shqiptarët disa kilometra më larg,
  2. Ata kanë harruar refugjatët e spastrimit etnik, ata nuk dinë ç’do të thotë spastrim etnik,
  3. Artiste si Vikena nuk e dinë se ç’është përdhunimi kolektiv dhe i armatosur,
  4. Genocidi ndaj shqiptarëve nuk vlen sa rroga e tyre,
  5. Nuk i duan fëmijët, kështu që vrasja e më shumë se 1000 fëmijëve shqiptarë nuk i shqetëson hiç,
  6. Janë racë skllevërish që këndojnë para çdokujt, edhe vrasësve,
  7. Janë thjesht kafshë, këndojnë si kanerinat në cilëndo rrethanë,
  8. Kanë thjesht talent në dridhjen e zërit, në lojën me harqet vokalë dhe instrumentalë, por janë ca copa gdhësh përsa i takon shpirtit.
  9. Nuk janë artistë, as njerëz, por robotë që po i fute në rrymë dhe u shtype butonin konfirmojnë se nuk kanë asnjë shenjë ndërgjegje.

Në çdo kohë e në çdo vend ky soj gjallese quhet artisti i kolaboracionit.