Debati diletant, joshkencor, i njëanshëm, e jo konstruktiv publik mbi hoxhallarë, priftërinjë e religjionin në përgjithësi, sikur ka lodhur dhe ngulfatur hapsirën publike shqiptare. Shqiptarët e thonë hapur se kanë shumë probleme e halle tjera, edhe më serioze dhe më të mëdha; sikurse që eshte papunësia, mungesa e shëndetësisë dhe e arsimit cilësor, mungesa e shtetit të së drejtës, nepotizmi, Serbia nacionaliste etj., etj, shkruan MekuliPress.

Në lidhje me këtë debat, inxhinieri i dështuar i eksperimentit “kosovarist”, Nexhmedin Spahiu, ditë më parë ka bërë thirrje publike që njeriu Valon Syla të dënohet për shkak të mendimit të tij të lirë në lidhje me një hoxhë që kishte marrë si dhuratë një Mercedes nga disa personë. Këtu Spahiu Gjykatësin dhe prokurorin i quan edhe “idiot”!

Është ky shkak dhe kjo arsye që ka provokuar, Frashër Osekun, ish ushtarin e UCK-së në Kosovë e Maqedoni, i cili edhe i ka reaguar Spahiut. Redaksia e pavarur e MekuliPress e publikon pa ndërhyrje kritikën e z. Oseku:

“Nexhmedin Spahiu paska lypë që me dënu Valon Sylën për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit, e vetëm mandej me i gjyku për sulm fizik terroristët që e kanë mësy atë. Se ata me përkufizim terroristë janë, kur sulmojnë gazetar për me ndiku në diskurs publik: ne s’ka pse të presim sa të përdorin kallashin për me i quejtë të tillë.

Me pas ndjekë formulën e spahisë islamist, së pari u dashka dënu Salman Rushdinë për nxitje të urrejtjes fetare – e mandej terroristin që i ra thikë. Së pari me dënu gazetarët e karrikaturistët në Charlie Hebdo për nxitje të urrejtjes fetare, e mandej terroristët që vranë me kallash ata.
Ja pra se qysh ta ulin mesjetën kambëkryq në ballë të odës, spahitë e islamizmit politik. Me mujtë spahitë e islamizmit me kthy mbrapsht rrotën e historisë, ta kishin detyru Sokratin me pi helm për së dyti, pse po ua largon zotat rinisë së Athinës.
Arabia Saudite, Afganistani, e Bangladeshi sot janë vende ku spahitë e islamizmit janë mbi kalë të shalës. Bagladeshi i ka marrë shtetësinë dhe ia ka ndalu veprat autores së shpërblyeme Taslima Nasrin, pse ajo kritikon hoxhallarët që martojnë vajzat 9 vjeç. Shkrimtari Avixhit Roy u vra atje jo fort moti, prej spahive të islamizmit.
Ne shyqyr jemi në Evropë, e spahitë e islamizmit na hanë marmeladën e zorrës së trashë. Mujnë veç me lehë nëpër rrjete sociale si u prish dynjaja: si janë çu gazetarët e ushtrojnë lirinë e shprehjes, merre me mend a!!
Unë Valon Sylën nuk e kam për shpirti, e kam kritiku rregullisht për sensacionalizmat e tij. Atë e shoh si morr të demokracisë. Por spahiu i islamizmit është dhjetëfish ma i keq. Ai është xhelat i demokracisë. Për këtë mos keni dyshim. Ai e do demokracinë veç kur mundet me shty agjendën e vet islamiste e kosovariste, përndryshe ban si tash. Mendon që duhet me i dënu me ligj ata që mendojnë ndryshe prej tij.

Pra ka ide të demokracisë si hoxhallarët e Bangladeshit. Mos i ardhtë dita kurrë!”