Beqir Elshani
Me dhjetëra këngëtare bëjnë gara për shitjen e trupit në treg për miliona euro, edhe pse të martuara, besa edhe janë nëna më fëmijë. Sipas tyre Penelopa e Odisesë po del budallaqe, e cila për shkak të pritjes së gjatë të bashkëshortit nuk pranoi të martohet me një nga pretenduesit në pallatin mbretëror.
Fqinji im, si në tallje më tha se po të ishte martuar me princeshën suedeze, do të ishte bërë princ. Këtë shprehje e tha në prani të gruas dhe fëmijëve që tashmë ishin të rritur. Atëherë ia prita: “Përkundrazi, bashkëshortja jote është më princeshë se nusja suedeze, sepse t’i ka lindur dy sokola dhe një sokoleshë. Përveç kësaj jeni duke folur gjuhën e mëmëdheut”. Për habi, fqinji në vend se të kërkonte falje, qeshi.
Prandaj këto këngëtare duke kundërshtuar ofertat e majme, po e mbrojtkan integritetin e ashtuquajtur vetjak. padyshim që ky quhet mjerim njerëzor, ka mbetur që këto kuçkat të shesin moral, siç thuhet dushk për gogla. Këtë ngjarje më së miri e tregon një film artistik, “Propozimi i papritur”, në të cilin nusja e sapo martuar për një milionë dollarë pranon të kalojë natën me një pasanik të moshuar. Është për t’u habitur me vlerën e këtyre plakusheve që vetes ia caktojnë çmimin e lartë marramendës, me anën e së cilës poshtërojnë vetveten. Prandaj duke mohuar paratë milionëshe, bëjnë autogol. Për çudi, një kohë bukur të gjatë njerëzimi e ka luftuar skllavërinë, ndërsa sot me kënaqësi dëshirojnë të bëhen skllave për shitjen e trupit të vet.

Një këngëtare, përndryshe nënë e dy fëmijëve “del në shitje”, kështu shkruan shtypi shqiptar, për një milionë euro do të pranonte të kalonte një natë me një biznesmen. Mbase po t’i hiqen pesë zerot e fundit, mund të shitet, përndryshe edhe po të jetë 1000 euro janë shumë, jo më 100.000 euro, sa për ofertën e saj njëmilionëshe nuk vjen në shprehje. Nuk thonë kot plakat se çikat e sotme janë trenuar, mendojnë që janë femra të përsosura, sa që dashnorët i kërkojnë me fener.
Ndryshe me këngëtaren që dëshiron të shesë trupin, aktroi i njohur, Çarli Çaplin, bijës së tij, Geraldina i shkruante: “Mos e shit zemrën tënde për flori” kështu titullon letra familjare e aktorit, Me këtë letër familjare bijën e këshillon që të mos e shes zemrën për flori dhe gjëra të shtrenjta, pasi që shkëlqimi më i madh është dielli. Në vazhdim bijën e këshillon që të mbrojë virgjërinë, në mënyrë që trupin t’ia zbulojë vetëm atij që e dashuron shpirtin e saj po ashtu lakuriq.
Natyrisht që Çaplini si prind e njeh edhe shpirtin e bijës, mirëpo përparësi i jep edhe bashkëshortes, për të cilën thotë që nëna e kupton më mirë dashurinë se babai. Shembullin e karakterit të femrës Çaplini më së miri e tregon me anën e lëvizjes së pehlivanëve në cirk, veprim që është mjaft i rrezikshëm, prej nga pehlivanët mund të rrëzohen, megjithatë më shumë janë rrëzuar njerëzit në tokë se pehlivanët në tel. Me pak fjalë, këshilla metaforike e Çaplinit tregon se çdo gjë arrihet me anën e angazhimit dhe punës së kujdesshme.