Ava Max në bashkëpunim me këngëtarin AJ Mitchess, kanë publikuar këngën ”Slow Dance”

Ava Max, këngëtarja shqiptare që tashmë gëzon famë botërore, projektin e ka sjellur si një befasi për adhuruesit e muzikës së saj.

Një projekt ky i realizuar mjaft mirë, si nga ana vizuale poashtu edhe ajo teknike. Këngëtarja shfaqet mjaft atraktive në skenat e klipit. Vetëm një orë pas publikimit kënga ka arritur mbi 15 mijë klikime.

Ava Max u bë e njohur me këngën ”Sweet but psycho”, këngë kjo që vazhdon akoma të dëgjohet në mbarë botën.

https://youtu.be/VAmXEe92RSI