Jetonte dikur një djalë i vogël me temperament të keq.
Një ditë babai i dha një thes me gozhdë dhe i tha se sa herë që të humbiste kontrollin të ngulte nga një gozhdë në gardhin rrethues.
Ditën e parë djali nguli 37 gozhdë në gardh. Me kalimin e javëve ai filloi të kontrollojë më shumë veten dhe numri i gozhdëve që vendoseshin çdo ditë në gardh filloi të zvogëlohej. Kështu ai zbuloi se ishte më e lehtë të mbante kontrollin sesa të ngulte gozhdë në gardhin rrethues.
Më në fund erdhi dita kur djali nuk e humbi më kontrollin. Ai lajmëroi të atin mbi këtë gjë dhe babai i tij i sugjeroi që djali të hiqte nga një gozhdë për çdo ditë që ai mund të mbante kontrollin. Ditët kaluan dhe djali më në fund i thotë të atit se gjithë gozhdët kishin mbaruar.
Babai e kapi djalin e tij për dore dhe e çoi pranë gardhit.

Ai i thotë: 
“Shumë mirë biri im, por shiko vrimat që kanë ngelur në gardh. Rrethoja nuk do të jetë më e njëjtë. Kur gjërat thuhen me zemërim, ato lënë një mbresë si kjo. Nuk mund të godasësh një njeri me thikë dhe ta nxjerrësh sërish thikën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nuk ka rëndësi se më pas mund të thuash më vjen keq pasi plaga është ende atje. Sigurohu që të kontrollosh durimin çdo herë kur tundohesh të thuash diçka për të cilën do të pendohesh më vonë.”

/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress