Kosova është një shtet i pavarur, por nuk ekziston një kombësi “kosovare”. Kjo është një nga gjërat që të bën përshtypje thuajse në çdo rast, që kontaktojmë me vëllezërit tanë nga Kosova.

Por Dukagjin Lipa duket i mbushur me mllef me ata që thonë se janë “kosovarë”.“Unë jam shqiptar, unë nuk jam kosovar, unë jam shqiptar nga Kosova.
Dua Lipa është shqiptare që ka lindur në Britani”, u shpreh Dukagjin Lipa në lidhje me këtë çështje.

MekuliPress rithekson se, fjalët “kosovar” dhe “kombi kosovar” janë krijime ideologjike e gjeo-polike sllave, si rrjedhojë, MekuliPress ndalon përdorimin e këtyre dy shprehjeve qëllimkëqija në fushën e gazetarisë së saj. A e quani censurë, fakt historik apo largëpamësi gjeo-politike, është zgjedhja e juaj.

VIDEO MÊ POSHTÊ:

Ndërsa ishte i ftuar në “A Show” në SYRI TV, nuk ka nguruar të thotë me këmbëngulje se nuk është kosovar, por është shqiptar.