Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë ka ndaluar vullnetarisht aktivitetin.
Kjo sipas njoftimit të BQK-së është bërë pas “dialogut mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar”.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se ka përfunduar vullnetarisht veprimtaria bankare e shërbimit me klientë e Komercijalna Banka AD Beograd – Dega në Mitrovicë. Ky veprim rezulton nga dialogu mbikëqyrës në periudhën gusht-shtator 2023, nga i cili rezultoi Plani për Likuidim Vullnetar. Ky Plan pas rishikimit mori pëlqimin e BQK-së me datën 6 tetor 2023, për t’u përmbyllur më pas me vendimin e datës 9 janar 2024, për mbylljen e degëve dhe të gjitha nën-degëve në Republikën e Kosovës, efektive nga 31 janar 2024.” – thuhet në publikimin e BQK-së.
BQK më tej ka shtuar se, bazuar në vlerësimet e tyre, “operojnë numër i mjaftueshëm i zyrave bankare, institucioneve financiare dhe jo-bankare që mbulojnë arsyeshëm nevojat e komunitetit në të gjitha qytetet e vendit.”
Njoftimi i plotë KËTU.