Shefja ekzekutive e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, paralajmëroi Poloninë se sfida që i ka bërë epërsisë së ligjeve të BE, vë në dyshim themelet e 27 vendeve anëtare dhe shtoi se nuk do kalojë pa u ndëshkuar.

Ursula von der Leyen, Presidente e KE: “Anëtarë të nderuar, Komisioni Europian po vlerëson me kujdes këtë gjykim, por unë mund t’iua u them sot, se jam tejet e shqetësuar.  Ky vendim vë në dyshim themelet e Bashkimit Europian, është një sfidë direkte e unitetit të rendit ligjor europian.”

Gjyakta Kushtetuese e Polonisë vendosi më 7 Tetor se pjesë të ligjit të BE janë të papërputhshme me kushtetutën polake, duke cënuar shtyllën ligjore ku qëndron unioni dhe ngritur shqetësime të daljes së Polonisë nga Europa.  Partia qeverisëse Ligj dhe Drejtësi ka thënë se nuk ka plan për “PoleExit” dhe ndryshe nga referendumi i vitit 2016 në Britani, mbështetja e anëtarësisë në Poloni është e lartë.  Duke folur përpara Kryeministrit polak në parlamentin europian, von der Leyen theksoi 2 opsione që i kundërpërgjigjen sulmit të gjykatës polake ndaj ligjeve të BE, opsione që mund të rezultojnë në gjoba, ose tërheqjen e fondeve nga buxheti i BE ndaj Polonisë.

Leyen: “Komisioni do reagojë dhe opsionet njihen.  Opsioni i parë është shkelja, ku ne ligjërisht sfidojmë vendimin e gjykatës polake. Opsioni tjetër është  mekanizmi kushtëzues dhe mjetet financiare. Qeveria polake duhet të na shpjegojë se si synon të mbrojë paratë europaine , duke marrë parasysh këtë vendim të gjykatës kushtetuese.”

Kryeministri polak Mateusz Moraëiecki, akuzoi bllokun për mbipërdorimin e autoritetit dhe theksoi se vendimi i gjykatës kushtetuese është keqinterpretuar.

Kryeministri i Polonisë Mateusz Morawiecki: “Anëtarë të nderuar, e kuptoj që vendimi i fundit i gjykatës kushteuese është bërë objekt i keqkuptimit.   Sot, procesi i mbipërfshirjes i institucioneve europiane ka arritur në një pikë që është e nevojshme për t’i thënë “ndalo”.  Kompetencat e BE kanë kufij të qartë dhe ne nuk duhet të heshtim kur ato kalohen.”