Këshilli i Bashkimit Europian ka lëshuar një deklaratë të shkurtër pas takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm, ku u vendos që negociatat për Shqipërinë dhe Maqedonën Veriore të happen në tetor.

Në njoftim thuhet:

“Komisioni Evropian raporton se qeveria shqiptare ka përmbushur kushtet e vendosura.

Këshilli do të vendosë jo më vonë se muaji tetor. Do të jemi të rreptë, por të drejtë”.

“Duke riafirmuar konkluzionet e tij të 26 qershorit 2018, Këshilli merr parasysh rekomandimin e Komisionit për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë bazuar në vlerësimin e saj pozitiv të progresit të bërë dhe të përmbushjes së kushteve të identifikuara nga Këshilli.

Në dritën e kohës së kufizuar në dispozicion dhe rëndësisë së çështjes, Këshilli do t’i rikthehet kësaj çështje me qëllim që të arrijë një vendim të qartë dhe substancial sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se tetori 2019”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Këshilli Evropian për Shqipërinë.