Nëse keni dëgjuar dikë t’ju thotë “Ju jeni një kopje e nënës suaj”, duhet ta dini se kjo është një gënjeshtër. Në fakt vajzat marrin më shumë nga babai se sa nga nënat.

Përveç kësaj ekziston një teori se mënyra e jetesës që bën babai para konceptimit të fëmijës, duke përfshirë ushqimin që ha dhe se si ai ndihet, janë bazat e shëndetit për fëmijën që do të vijë në jetë.

Bright Side zbulon se edhe nëse keni gjene të mira, është shumë e rëndësishme që të bëni një jetesë të shëndetshme. Sepse në fund të fundit, nga mënyra e jetesës varet direkt shëndeti juaj.

Përgjithësisht fëmijët trashëgojnë tiparet nga babai, si maja e hundës, zona rreth buzëve, pjesa e syve, mjekra, janë tiparet kyçe që fëmijët marrin nga babai.

Gjenet e nënës janë zakonisht 50% e ADN-së së fëmijës dhe 50 % janë gjenet e babai.

Sidoqoftë, gjenet mashkullore janë shumë më vepruese sesa gjenet e femrave, prandaj ata zakonisht janë më të shquar. Pra, zakonisht një fëmijë ka 40% të gjeneve aktive femërore dhe 60% të gjeneve aktive mashkullore.

Përveç kësaj, trupi i një gruaje shtatzënë e identifikon fetusin si një trup pjesërisht të huaj. Në mënyrë që të shpëtojë foshnjën, ajo duhet të gjejë paqe me gjenet e babait të foshnjës.

Sidoqoftë, është ende e mundur të gjesh cilat tipare që një fëmijë mund të trashëgojë nga babai i tyre dhe cilat mund të trashëgojë nga nëna.

Gjinia e fëmijës së ardhshme varet nga babai.

Nga nëna fëmija gjithmonë merr kromozomin X ndërsa nga babai ose një kromozom X (që do të thotë se do të jetë një vajzë) ose një kromozom Y (që do të thotë se do të jetë një djalë).

Nëse babai ka shumë vëllezër në familjen e tij, ai do të ketë më shumë djem dhe nëse ka shumë motra, ai do të ketë më shumë vajza. Vetëm meshkuj që kanë një numër relativisht të barabartë të kromozomeve X dhe Y në spermatozoidet e tyre shanset për të lindur vajza dhe djem janë të barabarta.

Nëse një baba i viziton dentistët shpesh, fëmijët e tij ka shumë të ngjarë të kenë probleme dentare. Edhe pse forma dhe madhësia e dhëmbëve mund të trashëgohen nga të dy prindërit, gjenet e babait janë ende dominues. Pra nëse babai ka probleme me dhëmbët edhe fëmija do të ketë të njëjtin problem.

Gjenet përgjegjëse për inteligjencën gjenden në kromozomin X. Kjo është arsyeja pse djemtë trashëgojnë inteligjencën nga nënat e tyre. Vajzat marrin inteligjencën e tyre nga të dy prindërit. Megjithatë, vetëm 40% të inteligjencës së nënës trashëgohet, pjesa tjetër fitohet gjatë jetës së tyre. Pra, asgjë nuk mund të zëvendësojë punën e vështirë që bëjnë të dy prindërit.

Prirja për sëmundje mendore

Me moshën, cilësia e spermës zvogëlohet. Kjo rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve mendore, autizmit, hiperaktivitetit, ose çrregullimeve bipolare. Gjithashtu, fëmijët e lindur nga baballarët që janë mbi 45 vjeç ose më shumë kanë më shumë gjasa të kenë vështërsi përqendrimi.

Prirja për të qenë mbipeshë

Prirja për të qenë mbipeshë është trashëguar gjenetikisht. Njerëzit që përpiqen të luftojnë peshën shtesë shpesh e trashëgojnë atë nga prindërit e tyre. Dhe në këtë rast është vërtetë e vështirë të humbasësh kilogramët që janë ‘dhuratë’ nga gjenet e prindërve. Por mos harrojmë se një dietë e kujdesshme dhe aktiviteti fizik japin rendimentin e tyre.
Prirja për të qenë mbipeshë mund të trashëgohet më shumë nga nëna. Pra nëse një fëmijë ka nënë elegante, edhe vetë do të jetë i tillë, nëse ka nënë mbipeshë, edhe vetë do të ketë probleme në këtë pjesë.

Gjatësia

Etërit ndikojnë në gjatësinë e fëmijëve të tyre më shumë se nënat. Mesatarisht, rreth 60 deri 80% e lartësisë së një personi varet nga babai, pjesa tjetër është rezultat i dietës, mënyrës së jetesës dhe shëndetit. Përveç kësaj, jo të gjithë fëmijët nga të njëjtët prindër kanë të njëjtën lartësi. Zakonisht, fëmijët më të vegjël janë më të shkurtër se ato që kanë lindur përpara tyre.

Edhe ngjyrën e syve dhe flokët fëmija i trashëgon nga babai, pra nëse babi ka sy kafe dhe nëna sy blu, fëmija do të trashëgojë ngjyrën e syve që ka babi, po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për pjesën e flokëve.