Ish-diplomati dhe profesori i universitetit të Cambridge Timothy Less shkruan se nën drejtimin e Joe Biden Ballkani Perëndimor do të shndërrohet në një lloj EU-goslavia me pol kryesor Beogradin.

“Nuk do të jetë tamam një Jugosllavi e re, që ishte produkt i kohës së vet; por faktet në terren do ta detyrojnë Biden t’i kthehet logjiës së të shkuarës së afërt dhe të shtyjë për krijimin e mishërimit të shekullit të 21-t – një EUgosllavi e re”, shkruan Less.

Në themel të këtij parashikimi, të cilën vetë autori e cilëson një “bast” të tijin është nevoja për ta mbajtur Ballkanin të ankoruar në BE duke mos cenuar rendin aktual të kufijve. Less e sheh këtë “entitet multietnik” të rreshtuar ngushtë me BE-në, që: Inkorporon gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe ka qendrën në Beograd

Ky është një skenar që e gjen botën shqiptare në një udhë të cilën e ka kontestuar shumë gjatë shekullit që lamë pas. Mjafton të kujtohet se një ndër akuzat kryesore që i bëhet Enver Hoxhës është se donte ta shndërronte Shqipërinë republikë të shtatë të ish-Jugosllavi, ndërkohë që I gjithë investimi I fund viteve ’80 ishte shpërbërja e Jugosllavisë.

Është paradoksale që këtë skenar rikrijimi të një entiteti të tillë ta kërkojë SHBA, apo në një formë të vetën edhe Gjermania përmes Procesit të Berlinit për vetë angazhimin e tyre të deritanishëm, teksa nga ana tjetër politika të tilla dëshmojnë trajtimin e rajonit si të dorës së dytë për shkak se de facto kemi një aplikimin e një formule të bashkëpunimit strategjik, në vend të anëtarësimit.

Është po ashtu historikisht e gabuar dhe me pasoja që ku formacion të riciklojë kufijtë e vjetër të Perandorisë Otomane që ndahej në Knin duke na kujtuar se kur vjen puna te Ballkanin, Europa ka përherë vetëm zgjidhje ad hoc.