Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e një dite më parë se tre vendet që kanë përqafur Ballkanin e Hapur po përgatiteshin të bojkotonin samitin me Bashkimin Evropian që do të zhvillohet të enjten më 23 qershor në Bruksel.

Lajmi u bë i ditur nga kryeministri shqiptar përmes Twitter. “Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së”, shkruajti Rama.

Sipas tij, nuk do të ketë shumë për të dëgjuar “për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Komuniteti të Ri Politik Evropian”.

Një lloj konfuzioni u kriua të hënën kur presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi i pari se ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë. Vuçiç tha të martën se do të konsultohet me liderët e Open Balkan dhe qeverinë serbe për këtë çështje.

“Do të pres të konsultohemi në kuadër të Open Balkan me zotin Rama dhe zotin Kovaçevski. Do ta konsultoj dhe me qeverinë. Pastaj do të marrim vendim, nëse do të shkojmë në Bruksel dhe cili do të jetë pozicioni ynë”, tha Vuçiç.

Pas paralajmërimit të presidentit serb, foli edhe kryeministri ynë duke ngritur pyetjen: Çfarë të bëjmë atje?

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruajti Rama në Twitter.

Konferenca e nivelit të lartë me Ballkanin Perëndimor do të mbahet një ditë para sesionit të Këshillit të BE-së 23- 24 qershor, që pritet të vendosë për integrimin e vendeve të rajonit.

Shqipëria dhe RMV presin hapjen e negociatave, gjë e cila kërkon heqjen e vetos nga Bullgaria, kurse Kosova pret liberalizimin e vizave.

Mirëpo ky kërcënim paraprak i vendeve të Open Balkan ngriti më shumë sesa një dilemë. E para: Cilët janë partnerët strategjikë të Shqipërisë me të cilët Rama po konsultohej për këtë vendim, Beogradi dhe Shkupi, apo SHBA e BE?

Vetëm pak ditë më parë, Gabriel Escobar tha nga Ohri që Open Ballkan s’duhet të jetë nismë politike (ndërkohe të tre liderët u konsultokan per punë politike në ketë nismë). Ai porositi gjithashtu se ajo s’duhet të jetë kundër integrimit europian, por të tre liderët e pëedorën bojkotin si shantazh pikërisht në këtë drejtim.

Intervista/ Rama në mbrojtje të Vuçiçit: Nuk i duhet bërë Serbisë presion për sanksionet”

Por me sa duket e gjitha ka qenë një shaka dhe pas Twitterit të parë: Çfarë duhet bërë atje? sot pasoi edhe i dyti: “Do të jemi atje”.