Themeluesi i Microsoft Bill Gates, kritikoi të mërkurën reagimin e qeverisë amerikane ndaj pandemisë COVID-19.

SHBA ka sulmuar ekspertët e saj shkencorë, duke mbetur pas vendeve të tjera në testimin Covid dhe nuk arriti të bind qytetarët që të vinin maska, tha ai.

Shumë vende kanë “bërë shumë, shumë mirë” për t’i bërë njerëzit të ndryshojnë sjelljen e tyre – por jo SHBA, tha ai.

Rezultatet e testimit kërkojnë më shumë kohë në SHBA. sesa në vendet e tjera, tha Gates, gjë që ai e përshkroi si “të pafalshme”.

Ai shtoi se “shumica e qeverive përfitojnë nga shkencëtarët e tyre dhe i dëgjojnë ata. Ata nuk i minojnë ata dhe nuk i sulmojnë ata”.

Gates nuk e përmendi emrin e Presidentit të SHBA Donald Trump. Ai tha se fakti që disa vende kanë performuar më mirë se të tjerët në testimin dhe mbajtjen e maskave ishte një “gjë thjesht teknike, jo një gjë politike”.

Burimi: Business Insider