Kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje për një armëpushim në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me presidentin rus Vladimir Putin të premten, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Në bisedën e tyre gati një orëshe, Scholz theksoi gjithashtu se situata humanitare duhet të përmirësohet dhe duhet të bëhet përparim në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike sa më shpejt të jetë e mundur, tha zëdhënësi.

E . S / SCAN