Bota mund ta kontrollojë pandeminë e Covid-19 në muajt e ardhshëm nëse shpërndan burimet e nevojshme në mënyrë të drejtë, sipas kreut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Aktivistja e ndryshimit klimatik, Greta Thunberg, u bashkua si e ftuar virtuale nga Suedia, duke dënuar “nacionalizmin” e vaksinës dhe praktikën jo etike të vendeve të pasura për t’i dhënë prioritet qytetarëve të rinj përpara grupeve të cenuara në vendet në zhvillim. Tedros përmendi gjithashtu javën e kaluar, që regjistroi numrin më të lartë të rasteve deri më tani gjatë pandemisë. Ai shprehu shqetësim për normën alarmuese nën të cilën Covid-19 po përhapet tek ata në moshë 25-59 vjeç në të gjithë botën, për shkak të varianteve më ngjitëse.

“Ne kemi mjetet për ta vendosur nën kontroll këtë pandemi brenda disa muajve, nëse i aplikojmë këto mjete në mënyrë të barabartë. Javën e kaluar, rastet e reja u rritën për të 8-n javë radhazi në mbi 5.2 milionë, që është numri më i lartë javor deri më tani. Vdekjet janë rritur gjithashtu për të 5-n javë radhazi.”

Maria van Kerkhove, epidemiologe kryesore e OBSH, tha se rritja e fundit e infeksioneve në të gjithë botën po përfshin edhe grupmosha që nuk kanë qenë ndikuar më parë nga pandemia. “Po shohim një rritje të normës së transmetimit tek të gjithë grupmoshat”- tha ajo, duke shtuar se javën e kaluar u raportua numri më i lartë i rasteve në të gjithë botën deri më tani.