Fahri Xhara

“ Edhe nënat tona Epirote kështu e benin kulaçin por e quanim “bugaca”?! “Me pirun i benin ato shkallezime na prisnin një copë dhe pak djath dhe me vrap se na priste topi dhe shokët”, shkruante miku Aleko Kocifa

Në bugaca e gjeta një ndryshim me emrin pogaça. E fillova analizën për një fjalë të vjetër, shumë të vjetër pellazge-ilire dhe e kam arsyen e plotë

Duke kërkuar nëpër gjuhët e huaja e gjeta këtë :’ “The word pogača, a Serbian bread, comes from the latin focaccia, a flat bread. It came into Serbian as early as in the Middle Ages.” – Fjala pogaça thonë serbët , flitet për bukën serbe që emri i rrjedhë nga italishtja “ focaccia “ dhe se kjy lloj i bukës erdhi tek serbët në Mesjetë .”

Shikoni edhe këtë fjali , serbet padashtas rrëshqain në gënjeshtrën e ture : “ Pogača also had a ritual meaning. Serbs used to invite guests to a wedding with bread and brandy (or wine) in a wooden canteen (buklija).” Pra, serbët e paskan pogaçen edhe si ritual të mikëprtjes: kur vjen mysafiri në dasëm- martesë iu ofrohet vëra ose rakija dhe pogaça e pjekur në enën “ buklija” . BUKLIJA- e lexuat mire , enë aty ku piqet buka. Pra, fjalë e gjetur tek autotoktonët dhe e për vetësuar.

E thash me vete, kur romakët na erdhen këndej pari me latinishten e tyre ( gjuhë artifiaciale ) e gjetën buk`gacen , bukë e cila gatuhej dhe piqej me mijëra vjet para ardhjes së tyre. Ose t`a them ndryshe: edhe të parët e romakëve që ishim vetë ne , e quanin buk`gacë sepse piqej në të nxhetin e gacave dhe hirit , por duhej ndërruar dhe të latinsohej çdo fjalë e të parëve të tyre.