Pjesëtarët e parlamentit gjerman -Bundestag-ut do të takohen sot me liderët e partive politike për herë të parë pas zgjedhjeve.

Lajmin e bëri të ditur Ambasadori gjerman, Christian Heldt përmes një postimi në twitter. Ai shkruan se do të jenë parlamnetarët e parë gjerman që do të flasin me drejtuesit e partive politike pas zgjedhjeve.

Sipas Heldt, thuhet se në takim do të flitet për parandalimin e krizave civile, shoqërive civile, perspektivat për vendin si dhe rajoni do të jetë ne fokus.

Intense 24h so far with @Bundestag delegation subcommittee civil crisis prevention meeting politics, civil society, international presence in #Kosovo. First ?? parliamentarians to speak with Party leaders after elections. Prospects for the country and the region in focus.— Ambassador Christian Heldt (@GermanAmbKOS) October 10, 2019