Clare Clark nuk e kishte imagjinuar kurrë që një reklamë në Facebook, një nga të shumtat që na shfaqen çdo ditë, do t’i shkaktonte alergjinë më të rëndë të jetës. Gjithçka nisi javën e parë të marsit, kur 42-vjeçarja britanike nga Bristol vendosi të blinte një zbardhues dhëmbësh në një faqe jo fort të njohur. Çmimi prej 60 dollarësh iu duk shumë tundues dhe nuk hezitoi aspak ta bënte të saj, ndonëse nuk kishte as më të voglin informacion. Por përveç çmimit, mamaja  42-vjeçare do të asistohej edhe një nga person i përzgjedhur i kompanisë.

Clare kishte bërë zbardhim dhëmbësh vetëm një herë në jetën e saj, në 2006-ën, por kësaj trajtimi  do të bëhej në shtëpi. Por ndërkohë që procesi ishte drejt fundit, ajo ndjeu që një pikë e xhelit zbardhues i ra në buzën e sipërme. Fillimisht nuk i kushtoi rëndësi, por ajo që i ndodhi të nesërmen e la pa fjalë. Buza e saj ishte fryrë aq shumë sa dukej se kishte bërë një injeksion në buzë. Situata u përkeqësua më shumë kur ajo filloi të ndiente se buzët po i digjeshin, kishte të vjella dhe pasi humbi ndjenjat u dërgua menjëherë në spital.

Pasi iu nënshtrua ekzaminimeve specifike, mjekët arritën në përfundimin se ajo kishte kaluar një nga alergjitë më të rënda për shkak të komponentëve kimike që përmbante zbardhuesi. Madje analizat e përtejme treguan se zbardhuesi i dhëmbëve kishte përmbajtje të njëjtë me atë të rrobave. Claire ka ndarë historinë e saj duke ndërgjegjësuar të gjithë njerëzit, të mos përdorin produkte të pacertifikuara.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress