Përfaqësuesit e Parlamentit Europian kanë deklaruar se nuk do të ndërmjetësojnë krizën politike në Tiranë. Në një konferencë për shtyp treshja europiane ka vlersuqr se Parlamenti është legjitim dhe se zgjedhjet e vitit 2017 ishin të rregullta. 

Mendoj që ka ardhur koha që ky vend t’i zgjidhë vet ë problemet e veta.
Sot jemi 30 vite nga rënia e regjimit. Nëse palët do kërkonin ndihmë ne do i mbështesim por problemi mund të zgjidhet vetëm brenda vendit.
Sa i takon ndërmjetësimit ju keni shumë ndërmjetësim ndërsa tani është problem i brendshëm i juaj. Ne e dimë se 90% të shqiptarëve duan të futen në BE dhe ky është një mesazh për liderët politikë që të diskutojnë me njëri tjetrin, t

ha raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein. 

Ky është qëndrimi I PE-së, çka do të thotë se opozitës së tanishme do t’i duhet të lëvizë drejt kancelarive kryesore për të qartësuar pozicionin dhe arsyet e veta. Në çdo rast, forca e saj mbeten protestat. Parlamenti mund të jetë legjitim, zgjedhjet po ashtu të rregullta, por Shqipëria nuk është në normalitet./Mekulipress.com/