Çerçizi është 80 vjeç. Në vend që të shijonte pensionin, sot shijoi shkopinjtë e gomës nga shteti që lekët e pensionit ia jep me konçesion një grushti pasanikësh që shkruajnë ligjet dhe kontrollojnë vendimet e këtij shteti.

Në vend që të lozte me nipërit e mbesat, sot shijoi gazin lotsjellës teksa mbulonte fytyrën që i rridhte gjak. Në vend që të pushonte në park me shokët, sot iu thyen dhëmbët nga policia të cilën e mban me taksat e tij, dhe që parqet i kthen në troje ndërtimi për pasanikët.

E ndërkohë që Çerçizi dergjet në spital, ata që trafikojnë kokainë, grabisin para publike dhe pasuritë tona nëntokësore, trokasin gotat e fitores.

Kjo është fytyra fashiste e dyshes Rama-Veliaj dhe mishërimi më i qartë i qeverisjes barbare që ata kryesojnë.