Ka nisur në Vlorë ceremonia e ngritjes së flamurit më të bukur në botë me rastin e 110 vjetorit të Pavarësisë. Të pranishëm janë Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kryebashkiaku Dritan Leli, si edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani.