Çfarë duhet të bëni nëse shihni shenja të radikalizimit?

Në vitin 2016, qeveria norvegjeze nxori një udhëzues për radikalizimin dhe dha disa këshilla për të folur me personë, që ju mendoni se është në rrugë të rrezikshme të radikalizimit, shkruan e pavarura MekuliPress.

Duhet theksuar se këshillat u drejtohen profesionistëve, siç janë mësuesit, por ka diçka edhe për prindërit.

Ja disa këshilla konkrete që MekuliPress u sjellë lexuesve të vet besnik:

Pyetje të hapura: Gjatë bisedës ju mundeni të bëni pyetje të hapura në mënyrë që adoleshenti të ketë mundësi të reflektojë.

Dëgjoni në mënyrë aktive: Mos ngurroni të bëni përmbledhje gjatë rrugës së bisedës për t’u siguruar që të kuptoni saktë atë që thuhet. Dhe ndonjëherë bëni disa sekonda pushim, në mënyrë që adoleshentit t’i jepet hapësirë ​​për të menduar përpara se të jepen përgjigjet.

Jo politikë: Shmangni diskutimet ideologjike, politike apo fetare. Më mirë flisni për perspektivat e së ardhmes dhe se si kjo do të ndikojë në familje dhe në mjedisin ku jeton.

Mos tregoni mendimet tuaja: Mos hyni në një rol “eksperti”. Jini sa më neutral që të mundeni pa treguar mendimet tuaja. Mos pyet “pse”: Fjala “pse” mund të provokojë dhe adoleshenti ka mundësi ta ndërpres bisedën.

Siç u tha më sipër, kjo këshillë u drejtohej profesionistëve, jo prindërve. Këshillat nuk thonë nëse është e mençur apo jo që prindërit të sulmojnë idetë ekstreme të adoleshentit dhe të argumentojnë kundër tyre.

Prandaj, këshilla e parë kundër radikalizimit duket të jetë kjo: Sigurohuni që të gjithë të ndihen të përfshirë, pra të pranuar, kjo vlen si në shtëpi po ashtu edhe në shoqëri.

Nëse nuk ndiheni të parë dhe të përfshirë nga shoqëria, ekziston një rrezik që personi mund të tërhiqet nga grupet radikale në internet, të cilat mund të japin përkatësinë dhe vëmendshmërinë që keta personë, të përjashtuar nga shoqëria, edhe e kërkojnë. Është njerëzore të kërkosh një grup të cilës i përket. Duke u zemëruar me diçka ose në dikënd, dikush mund të gjejë edhe një lloj kuptimi në jetë. Disa grupe ekstremiste dinë fare mirë se cilët butona duhet të shtypin për të ftuar njerëz të rinj në grupin e tyre ekstrem.

Shkurt e shqip: Kujdesuni për grupin/shoqërinë tuaj.