Është e vështirë të thuhet pse dikush do ta hiqte nga dieta e vetë bananen sepse ato janë të shijshme si dhe një burim i mirë i fibrave, kaliumit, magnezit dhe vitaminave si B6 dhe C. Por kohët e fundit, dietologia Jennifer Cholewka, ka dëgjuar njerëzit të thonë se bananet janë një mënyrë e sigurt për të prishur një plan për humbje peshe.

Arsyeja? Me sa duket, fruti popullor është “shumë i sheqerosur”.

Ndërsa është e vërtetë që bananet kanë 15 gram sheqer, Cholewka kundërshton idenë se përmbajtja e sheqerit në banane është problem në një farë mënyre. “Pavarësisht nëse po përpiqeni të arrini humbje peshe ose përmirësoni shëndetin tuaj të përgjithshëm, rritja e marrjes së frutave dhe perimeve është gjithmonë një strategji e mirë”, thotë ajo.

Në fakt, dietologia tregon se bananet janë fruti perfekt pas stërvitjes sepse sheqernat natyral të bananes janë në fakt një lloj karbohidrati lehtësisht i tretshëm që ndihmon për t’i dhënë trupit një nxitje të energjisë. Gjithashtu, bananet përmbajnë fibra ngopëse, për t’ju mbajtur më të ngopur për më gjatë, thotë Cholewka.

Një metodë që sugjerohet nga dietologia për të zgjatur ndjenjën e të qënit i ngopur është konsumi i bananeve me ushqimeve që janë të pasura me yndyrna të shëndetshme dhe proteina, të tilla si arrat apo fruta të tjera të thata.