Ndryshe nga sa besohet, paratë nuk e lëvizin botën: ekonomia globale drejtohet nga shkëmbimi i të mirave materiale dhe shërbimeve!

Por pa paratë, tregtia do të ishte nën kapacitet dhe në vështirësi serioze.

Imagjinojeni sikur të dërgonit luleshtrydhe në Francë e të prisnit të paguheshin me dërgesën e radhës të djathit!

Ose imagjinoni të kishit shumë luleshtrydhe një vit dhe të tentonit t’i ruanit një pjesë të tyre për t’i tregtuar vitin e ardhshëm!

Dhe mbi të gjitha, sa luleshtydhe kushton një copë djathë?!

Këto çështje mund të zgjidhen duke përdorur diçka që përfaqëson një vlerë. Le ta quajmë atë PARA. Markë, yen, dollar apo euro e paund-emri nuk ka rëndësi.

Këto copëza metali ose letre shërbejnë për të lehtësuar tregtinë në tre mënyra: ato shërbejnë si mjet shkëmbimi, duke u lejuar luleshtrydheve që të shiten për para në vend që të këmbehen me djathë; ato mundësojnë që vlera të ruhet për vitin tjetër-ndryshe nga sa ndodh me luleshtrydhet, paratë nuk kalben; dhe së treti ato shërbejnë si njësi llogarie, duke na treguar ne se sa vlejnë luleshtrydhet kundrejt diçkaje që ka vlerë.