Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me emocione për vendimin pozitiv të PE-së për heqjen e vizave për Kosovën.

Në një postim në Facebook, ajo ka akuzuar VV-në dhe ka thënë se vonesat janë shkaktuar nga kauzat e rrejshme të Vetëvendosjes!?

“Me shumë vite vonesë, disa të shkaktuara nga kauzat e rrejshme të eksponentëve të klasës politike që sot janë në pushtet, e disa të tjera nga shpërfillja nga ana e B.E, më në fund u përmbyll procesi i stërgjatur i liberalizimit të vizave. Mirënjohje dhe falenderim të gjithë zyrtarëve publik, në Institucionet qëndrore dhe lokale, për punën dhe angazhimin në përmbushjen e kritereve të paracaktuara nga Komisioni Evropian”, ka shkruar znj. Çitaku.