Në fjalimin e tij për Krishtlindje, Papë Françesku ka dhënë mesazhi se Zoti e do gjithkënd – “madje edhe pjesën më të ligë prej nesh”.

Ai po fliste për mijëra njerëz gjatë Meshës së Krishtlindjes në Bazilikën e Shën Piterit në Vatikan.

“Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund ta keni bërë llugë punën… por Zoti vazhdon t’iu dojë,” tha papa argjentinas.

Kjo mund të interpretohet nga disa në referencë me skandalet e kishës, përfshirë abuzimin seksual të fëmijëve. Sidoqoftë, një deklaratë e tillë në një mënyrë relativizon krimet brutale të bërë nga njerëzit në mbarë botën, e ku mund të përmendim vetëm disa nga diktatorët mizorë, Millosheviqin, Hitlerin, e Stalinin.

Mes atyre që po merrnin pjesë në Meshë kishte edhe fëmijë të zgjedhur nga vende si Venezuela, Iraku dhe Uganda.

“Krishtlindjet na kujtojnë neve se Zoti vazhdon të na dojë neve të gjithëve, madje edhe më të keqen prej nesh.” – deklaroi 83 vjeçari. 

Iu kujtojmë se në rastet e fundit të abuzimeve seksuale, Kardinali Gjorgj Pell [George Pell] ishte dënuar për abuzimin e dy djemve në Melbourne më 1996.